Ministri grek i Mbrojtjes Sociale Nikos Hordhalias e ka bërë këtë deklaratë të papritur sot në orët e mesditës në Janinë ku ndodhej për një inspektim në aeroportin e këtij qyteti.
Greqia duket se e ka marrë seriozisht refuzimin e shqiptarëve për të hyrë në territorin e vet javën e ardhshme. Një anëtar i qeverisë greke sot ka deklaruar se Greqia nuk është ende gati të çelë kufijtë tokësore me Shqiperinë më datë 1 korrik ashtu siç ishte paralajmëruar. Ministri grek i Mbrojtjes Sociale Nikos Hordhalias e ka bërë këtë deklaratë të papritur sot në orët e mesditës në Janinë ku ndodhej për një inspektim në aeroportin e këtij qyteti.
Sipas tij shtyrja e hapjes së kufijve tokësore me Shqipërinë ka të bëjë me marrjen e mëtejshme të masave për të mbrojtur vendin nga Covid-19 pas rasteve të fundit të shfaqura në Shqipëri. Kjo është hera e dytë që autoritetet e vendit fqinj kanë shtyrë çeljen e kufijve tokësorë me Shqipërinë pas asaj qe ishte planifikuar më 15 qershor dhe tani më 1 korrik.