Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (29 qershor) në Kukës, ku sipas policisë në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (29 qershor) në Kukës, ku sipas policisë në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.