Vladimir Putin ka fituar një referendum që e lejon të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, ekzaktësisht deri në moshën 84-vjeçare.
Lajmi u bë me dije nga mediat ruse, si rezultat paraprak 5 orë para se votimi të mbyllej.
Kjo do të thotë që në vend të dy mandateve të njëpasnjëshëm 6-vjeçar që ishin më parë të llogaritur si maksimum, llogaritja e mandatit presidencial të Putinit do të zërohet, duke e lejuar atë që të marrë potencialisht edhe dy mandate, të cilat do të na shpinin në vitin 2036.
Një agjent u shpreh se nuk është koha për ndërrim pushtetesh në Rusi, në mënyrë që të sigurohet zhvillimi evolucionar i shtetit.
Burimi: Daily Mail