Horoskopi i muajit korrik sipas Paulo Fox. Detajet çfarë do të ndodhë me çdo shenjë

0

Dashi
Planeti i Marsit nxit sërish fantazinë te të lindurit në këtë shenjë, por Saturni, një planet armiqësor ju përball me disa pengesa që duhen kapërcyer. Keni ndërmarrë një projekt, i cili ju sprovon aftësitë tuaja. Ka gjithmonë diçka që nuk shkon apo është dikush që jo gjithmonë bashkëpunon. Arsyet për t’u acaruar nuk mungojnë. Tensioni është i madh dhe ju jeni gjithashtu të nervozuar. Korriku nuk sjell mundësi të mëdha në aspektin profesional dhe deri në datën 12, kërkesat tuaja nuk do të pranohen. Duhet ta kuptoni mirë punën që bëni. Tani që Saturni nuk është në favorin tuaj, nuk është momenti të çoni gjithçka në djall. Ju kërkoj të tregoheni të duruar. Ambicia është një shtysë vendimtare, por nuk duhet të kapërceni aftësitë tuaja reale. Problemet ekonomike mund të jenë të përkohshme, por janë goxha të vështirë. Më shumë do të shpenzoni sesa do të fitoni. Ditët e para të korrikut s’janë të favorshme për takimet e reja, e megjithatë emocionet s’do të mungojnë në pjesën e parë të muajit. Ata që kanë në plan të martohen apo të bashkëjetojnë, duhet të bëjnë kujdes, pasi Saturni ju pengon dhe duhet të kuptoni më së miri se çfarë dëshironi apo ndieni. Shmangini lidhjet impulsive, mos pranoni lidhje të reja vetëm për të harruar të shkuarën. Krijoni marrëdhënie të reja, por pa bërë plane për të ardhmen. Gjatë muajit korrik do të gjeni qetësi shpirtërore dhe shëndetësore. Mos u përpiqni të bëheni mjek i vetes, sepse e dimë që këta të fundit s’i keni shumë qejf. Kërkoni këshillën e një specialisti.
Demi
Është e rëndësishme të mos harroni se jeni gjithmonë të mbrojtur. Këta muajt e fundit janë karakterizuar nga sprova të vazhdueshme dhe këtë e dinë mirë ata që punojnë me familjarët apo ata që duhet të luftojnë për idetë e tyre. Ju dilni gjithmonë fitimtarë. Diçka nuk ka shkuar ashtu si keni dashur. Nëse keni një aktivitet privat, duhet të ndryshoni medoemos bashkëpunëtorët. Jupiteri është kundër jush këtë muaj, ndaj duhet të bëni kujdes me çështjet ligjore dhe burokratike. Meqë financat nuk janë aspak të kënaqshme, duhet të bëni diçka për t’u futur sërish në lojë. Saturni ju favorizon. Një propozim i mirë mund t’ju vijë në datën 16. Në fillim të muajit, yjet janë shumë konfliktual në aspektin sentimental. Në datën 1 do të përballeni me një vështirësi të madhe në çift. Jo të gjithë janë të gatshëm të kuptojnë evolucionin tuaj dhe shumë çifte nuk bëjnë gjëra të reja prej muajsh. E keni mendjen gjithmonë te paratë apo te puna. Ata që janë martuar së fundmi, kanë parë partnerët të ndryshojnë shumë, janë më të shqetësuar. Saturni ju mbështet për të gjetur një rrugëdalje, por nëse edhe ai nuk ju ndihmon, atëherë mundësia për të tradhtuar partnerët tuaj apo për të provuar emocione të reja gjetkë është shumë e lartë. Ditët më të favorshme të muajit do të jenë 16, 25, 26, 30,31. Ata që kanë vendosur të bashkëjetojnë apo të martohen, më parë duhet të shohin sa para kanë në bankë dhe t’i bëjnë mirë llogaritë. Problemet me një ish-partner duhen zgjidhur sa më shpejt për të shmangur shpenzime të tjera ligjore. Kujdesuni më shumë për pronat. Gjatë fillimit të korrikut do të ndiheni të lodhur dhe java e parë do të jetë e vështirë. Probleme të vogla shëndetësore mund të bëhen serioze. Nuk ndiheni të qetë. Mos harroni se sporti shërben për të shkarkuar tensionin.

Binjakët
Duhet të bëni çmos për konfirmuar pozicionin tuaj në punë. Rastet e mira nuk ju mungojnë. Mërkuri dhe Venusi ju favorizojnë dhe dhjetë ditët e para të muajit janë shumë të rëndësishme. Nëse muajin e kaluar keni mbyllur një projekt, tani s’ju mbetet gjë tjetër veçse të prisni që gjithçka të shkojë në rrugën e duhur. Kjo periudhë është shumë e favorshme për të rimëkëmbur aktivitetet tuaja private Energjitë mendore do të shtohen, sepse keni idetë e duhura. Në datat 10, 18 dhe 19 mund të merrni lajme të mira. Duhet t’ju kujtojmë se në fund të vitit, horizonti do të mbulohet nga retë, ja pse ju këshilloj që të përfitoni nga situata. Mos i kushtoni rëndësi personit që për ju është shkaktari i problemeve tuaja. Nuk është momenti t’i kundërviheni dikujt. Në datat 16,17,23 dhe 24 mos bëni armiq të rinj. Mendohuni mirë para se të gjykoni se keni gjithmonë të drejtë. Fusha e ndjenjave këtë muaj do të jetë paksa e paqartë. Muaji nis shumë mirë, me mundësi për të njohur njerëz të rinj dhe për të krijuar marrëdhënie që mund të funksionojnë, por bëni kujdes ndaj shqetësimeve në punë dhe për shkak të gjendjes suaj ekonomike. Nëse keni probleme me një ish-partner/e, atëherë problemi do të thellohet edhe më shumë këtë muaj. Nëse s’e menaxhoni mirë situatën, ky diskutim do të zgjatë pafund. Çiftet e konsoliduara nuk kanë përse të tremben, por në datën 15 mund të kenë kritika për partnerët. Çiftet e reja shihen më pak dhe zihen shumë. Binjakët nuk duan të bëjnë një jetë të mërzitshme. Për ata që nuk kanë dikë në krah, ky është një moment reflektimi, deri diku edhe izolimi, gjë që do të ndryshojë në ditët e fundit të korrikut. Pika e dobët e të lindurve në shenjën e Binjakëve është një lloj paqëndrueshmërie që lidhet me nervozizmin, ndiejnë një ankth që duan ta mbajnë nën kontroll. Java 16-22 do të jetë ajo më problematikja. Kujdes nga ndryshimet e temperaturave apo alergjitë.

Gaforrja
Ky do të jetë një muaj i qetë për të marrë vendime që lidhen me jetën tuaj profesionale. Saturni është ende kundër shenjës suaj, ja pse nuk do të kënaqeni shumë me propozimet që do t’ju vijnë, por për fat të mirë, Jupiteri është në anën tuaj. Jo gjithçka do të shkojë vaj. Përpiquni t’i mbyllni projektet tuaja në datat 12 dhe 13, kur Hëna do të kalojë në shenjën tuaj. Jeta juaj profesionale do të gjykohet me detaje nga shumë kolegë që ju rrethojnë, por ju këshilloj të mos humbni kohë me konflikte të panevojshme. Kush nga ju është në kërkim të një pune të re, yjet ju favorizojnë për të gjetur një vend me kohë të pjesshme, por që më pas do të kthehet në afatgjatë. Përgjegjësi të reja për ata që kanë një aktivitet privat. Dielli kalon përkohësisht në shenjën tuaj dhe lidhjet e krijuara gjatë muajve të fundit janë shumë intriguese. Shumë nga ju ndihen entuziastë dhe të gëzuar kur mendojnë për të ardhmen dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme. Yjet janë shumë dashamirëse dhe ofrojnë mbështetje jo vetëm për çiftet që janë përballur me stuhi të mëdha këto vitet e fundit, por edhe për beqarët. Takime të reja që do të ndezin pasionin, sidomos në datat 21 dhe 22, që do të jenë edhe ditët më intriguese të muajit. Vera premton shumë në fushën e ndjenjave. Këtë muaj gjithashtu do të zgjidhni edhe çështjet ligjore. Nëse nuk keni shumë kohë që jeni divorcuar, është më mirë t’i zgjidhni gjërat në paqe, pasi konfliktet e nxehta nuk do t’ju ndihmojnë shumë. Mos u irritoni sa herë që gjërat nuk shkojnë ashtu si dëshironi ju. Gjithçka duhet bërë me qetësi, mos nxitoni. Këtë muaj do të ndiheni më energjik sesa muajt e shkuar. Problemet e stomakut dhe të sistemit tretës janë të vazhdueshme për ju. Pas datës 20 do të ndiheni më të fortë. E dini cila është kura më e mirë për ju? Përkëdheljet dhe puthjet. Ju jeni shenja e çifteve, jo e të vetmuarve, edhe pse ndonjëherë mbyteni me mendimet tuaja melankolike. Por siç ka shkruar edhe shkrimtari që ishte vetë i shenjës së Gaforres: “Sa bukur të mbytem në këtë det”.
Luani
Ju dini si të prezantoheni, pasi keni ide të qarta dhe një shikim bindës. Këto cilësi ju ndihmojnë shumë në profesionin tuaj, sidomos ata që punojnë si të pavarur apo që janë agjentë në terren. Një kërkesë për punë do të shkojë shumë mirë falë Mërkurit dhe Venusit që janë në shenjën tuaj. Megjithatë, duhet të mbyllni disa gjëra të lëna pezull që s’po shkojnë mirë. Nuk e përjashtojmë faktin që muajt e fundit keni pasur një problem në kompaninë ku punoni dhe se kërkoni të ndryshoni ambient. Ndoshta ju ofrojnë një pozicion që ju s’e dëshironi. Rivaliteti rreth jush është i pamëshirshëm. Duhet të gjeni mënyrën më të mirë për të reaguar. Nëse keni ndër mend të çoni gjithçka në djall, të tregoheni krenarë, atëherë tensioni do të rritet edhe më shumë. Nëse zgjidhni komunikimin dhe pranoni të bëni disa kompromise me gjykim të ftohtë dhe diplomaci, do të shpëtoni çka ende mund të shpëtohet. Të rinjtë do t’u përkushtohen më shumë kurseve për specializime të ndryshme. Të dashuroni pa e vrarë mendjen është më e mira për ju. Zakonisht, të lindurit në këtë shenjë janë shumë të përgjegjshëm në fushën e ndjenjave. I mbani gjithmonë premtimet. Nëse nuk keni shumë që jeni ndarë apo keni pasur probleme së fundmi, ky është momenti të bisedoni me sinqeritet, të kuptoni kë keni në krah pa premtuar dashuri të përjetshme. Venusi dhe Mërkuri ju mbështesin shumë, ndaj edhe nëse nuk gjeni dashurinë e jetës suaj, do të krijoni një miqësi të bukur. Debate mes ish-partnerëve, sidomos ata që ruajnë ende marrëdhënie për hir të fëmijëve. Ju pret gjithashtu edhe një debat me shumë polemika me prindërit apo familjarët, të cilët ju akuzojnë se s’keni menaxhuar si duhet disa probleme lidhur me trashëgimitë pasurore. Bëni kujdes në datën 20. Jepuni duart atyre që nuk duan të të shohin të lumtur. Gjatë këtij viti do të vihen në provë energjitë tuaja. Jupiteri dhe Marsi nuk ju favorizojnë aspak, ja pse do të keni edhe probleme fizike. Kush nga ju bën palestër dhe sforcohet shumë, duhet të bëjë kujdes nga ndonjë dëmtim muskulor. Mos e teproni me peshat. Në fund të muajit do ta merrni veten.
Virgjëresha
Ky do të jetë një muaj shumë i rëndësishëm për ata që punojnë të pavarur dhe duan të bien në sy. Do ta keni të pamundur të mos përfshiheni nga ky ndikim i shkëlqyer i yjeve. Ata që kanë investuar muajt e fundit si në para ashtu edhe në bashkëpunime, tani ju paraqiten mundësi të mëdha. Veproni me shpejtësi, por përpos kësaj, edhe në kohën dhe me mënyrat e duhura. Ju keni dhuntinë të dini të bindni të tjerët , ja pse sipërmarrësit dhe agjentët janë të favorizuar në këtë fushë. Pas datës 16 nis një mision i ri për të rinjtë që janë në kërkim të një pune. Hapësira të reja profesionale dhe personale. Datat më favorizuese janë 16, 17, dhe 25. Ky është një muaj i bukur për të planifikuar një bashkëjetesë apo martesë. Ata që janë vetëm do të ndihmohen shumë nga këto yje. Vetëm nëse mbylleni në shtëpi, atëherë s’do të njihni persona të rinj. Nëse raporti që keni krijuar ka lindur falë një pasioni të madh dhe ka themele të forta, atëherë yjet e korrikut e forcojnë edhe më shumë. Çiftet që sapo janë martuar mund të mendojnë për një fëmijë. Saturni dhe Jupiteri ju lejojnë të jeni më të hapur ndaj mundësive të reja. Ky është një horoskop i ngjyrosur me sensualitet. Mund të ndreqin marrëdhëniet edhe me një ish-partner, varet me kë keni të bëni. Duhet të jeni vërtet të bindur nëse doni të ktheheni pas. Venusi në shenjën tuaj ju ndihmon të gjeni një rrugëdalje mbi problemet familjare apo me fëmijët. Shpenzime të paparashikuara rreth datës 23. Dita më e favorshme do të jetë data 16, kur mund të merrni një lajm të mirë që do t’ju gëzojë mendjen dhe shpirtin. Kujdes në datën 23, sepse mund të keni ndonjë problem shëndetësor, por edhe në datat 24 , 30 dhe 31. Do të ndiesh se këtë muaj je e rrethuar nga dashuria.

Peshorja
Marsi ka një aspekt shumë të bukur këtë muaj, ndërsa Mërkuri dhe Venusi do t’ju ndihmojnë deri në datën 10 për të gjetur sadopak qetësi. Pasi keni përshkruar një rrugë të rrezikshme këta muaj, tani ndiqni një rrugë më të qetë, jo me të përpjeta. Situata në familje është e nervozuar për shkak të gjërat që ndodhin në mënyrë krejt të paparashikueshme. Sa herë që shkoni në punë, nuk përqendroheni, por vazhdoni të mendoni se ç’ndodh në shtëpinë tuaj, problemet që kanë të bëjnë me fëmijët dhe prindërit. Arma juaj sekreti është konkretizimi i diçkaje krejt papritur pikërisht kur gjithçka duket se nuk ka zgjidhje. Ju jeni shenja të ajrit, ja pse fantazia është Kali juaj i Trojës, por sa herë që përballeni me probleme të vështira, shndërroheni në persona racionalë. Nëse një bashkëpunim dështon, mos u shqetësoni, sepse gjysma e dytë e vitit ofron mundësi të pafundme. Nëse mbani përgjegjësi të mëdha apo keni ndryshuar punë, kritikat që ju bëjnë tanimë nuk ju shqetësojnë më, gjë që nuk ndodhte më parë. Ky qiell nuk është super pasionant, por yjet ju ndihmojnë të gjeni një dashuri të humbur. Ia vlen të shijoni pasione të reja, sepse keni nevojë për emocione të forta. Gjatë kësaj periudhe tërhiqeni shumë nga të lindurit në shenjën e Luanit, Dashit, Shigjetarit apo edhe Ujorit, të cilët ju ndihmojnë me energjitë e tyre për të kapërcyer problemet tuaja. Jua bëjnë jetën më të lehtë dhe më të gëzueshme. Optimizmi që sjell Mërkuri do të mbizotërojë gjatë gjithë muajit dhe do të përforcohet edhe më shumë nga Dielli që vjen në shenjën tuaj në datën 22. Do ta shikoni të ardhmen me më shumë vetëbesim. Nëse njihni persona të rinj, mos kërkoni garanci, por shijoni momentin. Nëse keni një lidhje mbytëse, mos bini pre e monotonisë. Bëjani të ditur partnerit kërkesat tuaja. Edhe një udhëtim i shkurtër mund të falë kënaqësi. Forma juaj fizike do të përmirësohet shumë pas ndikimit negativ të Marsit që ka nisur nga data 17 mars deri më 17 maj. Mos punoni me orë të gjata, edhe pse keni nevoja të mëdha ekonomike.

Akrepi
Gjatë muajit korrik do të zgjidhni një çështje profesionale, sidomos nëse sapo keni ndërmarrë një iniciativë. Do të përballeni me disa pengesa apo pasiguri për shkak të Marsit që nuk ju ndihmon shumë. Disa nga ju kanë investuar në një projekt që nuk po jep frytet e veta. Ju këshilloj të bëni shumë kujdes, sidomos ata që kanë një aktivitet privat të pavarur. Gjatë muajve të fundit keni hedhur hapa të gabuara dhe keni investuar më kot për çështje ligjore dhe burokratike. Ky kombinim i keq mes planetëve do të ndihet më së shumti gjatë gjysmës së muajit , kohë kur do të ndryshojnë edhe bashkëpunëtorët apo kolegët që ju rrethojnë, të cilët drejtojnë financat tuaja, por që s’e kanë bërë mirë punën e tyre. Përpiquni të tregoheni të qetë për të mos gabuar sërish. Strategjitë tuaja të reja planifikojini më mirë për në vjeshtë. Megjithatë, po jua them paraprakisht se viti do të mbyllet më së miri për ju, përpos këtyre problemeve, madje me më shumë fitime nga sa mendoni. Ndjenjat janë gjithmonë një argument i vështirë për të lindurit në shenjën e Akrepit. Të ndikuar më së shumti nga Marsi, ju kërkoni gjithmonë tension në lidhjen tuaj apo dikë me të cilin të përballeni. Nëse hiqni dorë nga përballjet, ndiheni të vetmuar dhe kërkoni sërish dikë me të cilin të debatoni. Çiftet më të konsoliduar janë ato që jetojnë momentin dhe që nuk hapin probleme pa arsye të forta. Në datat 6 dhe 8 do të debatoni fort për çështje parash. Urani këtë vit do t’u japë fund të gjitha marrëdhënieve që s’kanë vlerë . Lidhjet e reja nisin si lojë dhe si të tilla trajtohen edhe më pas . Kjo është një periudhë eksperimentale. Keni projekte të reja për fëmijët, por bëni kujdes me shpenzimet. Gjatë muajit korrik bëni kujdes me fjalët, sidomos në datën 2. Shumë shpesh do të nervozoheni për arsye banale. Përpiquni të organizoni diçka argëtuese. Probleme të vogla me kockat dhe dhëmbët.
Shigjetari
Ky muaj do të nisë si jo më mirë me ndikimin pozitiv të Venusit dhe Mërkurit. Do të shfrytëzoni edhe mundësitë më të vogla. Nëse do të negocioni nga e para një marrëveshje, s’do të keni aspak probleme. Dikush do të mbështetet te ju dhe kjo ju bën të ndiheni mirë. Nëse disa gjëra apo persona s’ju pëlqejnë më, mund të vendosni të bëni ndryshimet e duhura. Nëse aktiviteti juaj privat është në fillesat e tij, eksperimentoni pasi mund të jetë vendimtar për të ardhmen. Gjithçka që do të ndërmerrni mes periudhës korrik-tetor do të përqafohet nga dashamirësia e Jupiterit. Kjo është një periudhë e rëndësishme ndryshimesh, e cila duhet përballur pa frikë. Ndjenjave s’u kushtoni shumë kohë dhe s’keni as shumë dëshirë. Për të shmangur dikë që trazon jetën tuaj, mund të sajoni justifikime që të shkoni sa më pak në shtëpi. Një ditë e vështirë në fushën e ndjenjave do të jetë 16 korriku. Kush nga ju do t’i nisë pushimet në fund të korrikut, do të përjetojë emocione të veçanta dhe takime speciale. Atmosfera do të ngjyrohet nga sensualiteti në fund të muajit dhe periudha nga datat 23-31 do të jetë e mbushur me ftesa për të ndryshuar ambientin që frekuentoni zakonisht. Në gjysmë të muajit, forma juaj fizike do të bjerë disi. Kjo është një periudhë e mbushur me aktivitet, por duhet të merrni disa ditë pushim. Kujdes me problemet e lëkurës apo me djegiet nga diellit. Bëni sa më shumë sport në ajër të pastër.

Bricjapi
Ky është momenti i duhur për të bërë kërkesa të rëndësishme dhe për të marrë përgjigje po kaq të rëndësishme. Venusi nis një kalim të bukur në shenjën tuaj në datën 10. Në mes të muajit yjet janë më dashamirëse se kurrë. Shumë nga ju po mendojnë për një marrëveshje të re apo për një transferim. Nëse prej kohësh po mendoni të ndryshoni vendin e punës apo qytetin ku jetoni, këtë muaj do t’ju vijë në ndihmë një mik për t’ia dalë mbanë. Një interes apo një hobi që deri dje ka qenë pak i rëndësishëm, mund të shndërrohet në profesionin tuaj të ardhshëm. Përgjegjësitë e reja që do të merrni duhen përballuar me kurajë dhe vullnet. Datat më të favorshme janë 16, 17, 25 dhe 26, por edhe dy ditët e fundit të muajit. Korriku dhe gushti janë muajt e duhur për ata që duan t’i dorëzohen dashurisë. Bricjapët janë shumë të dhënë pas vetmisë, sidomos pasi kanë pësuar zhgënjime. Keni nevojë të izoloheni për të kthjelluar mendimet tuaja. Lidhjet e krijuara pa baza solide s’mund të qëndrojnë më këmbë vetëm falë yjeve , duhet edhe angazhim personal. Çiftet që po jetojnë një histori të bukur, do të bëjnë zgjedhjet e tyre për të zyrtarizuar historinë e tyre. Yjet do t’ju kthejnë entuziazmin dhe do t’i japin hapësirën e duhur dashurisë. Pas gjysmës së parë të muajit gjithçka është e mundur. Gjithashtu edhe forma fizike do të përmirësohet në gjysmën e dytë të muajit. Për shkak të stresit, zakonisht të lindurit e kësaj shenje vuajnë nga problemet e dëgjimit.
Ujori
A po bëj jetën që dëshiroj? A kam personin e duhur në krah? Të nis diçka të re duke çuar në djall gjithçka kam bërë deri tani? Këto janë dilemat tuaja gjatë korrikut. Këto pasiguri do të shndërrohen në një lloj rebelimi. Këtë muaj do të evidentohet një tension i lartë. Marrëveshjet dhe iniciativat që keni marrë do të shkojnë deri në fund, por me vështirësi të mëdha. Mund edhe të dorëzoheni, vetëm e vetëm që të gjeni qetësinë që keni nevojë. Datat 14 dhe 15 janë të veçanta, pasi tensioni do të jetë shumë i madh. Gjithçka varet nga shenja juaj ashendente. Nëse kjo e fundit është Shigjetari apo Dashi, ky do të jetë muaji i çmendurive pasi do të niseni për aventura të reja nëpër botë. Nëse ashendentja juaj është Demi dhe Virgjëresha do ta keni të vështirë t’i shndërroni në realitet dëshirat tuaja. Ndërsa për ashendentet e tjera do të vendosë fati në momentin e fundit. Ndryshime në muajt në vijim. Nuk është momenti të hidhni hapa të gabuar. Pas verës gjithçka do të jetë më e qartë. Vendimet në fushën e ndjenjave do të jenë më të lehta për t’u marrë pas datës 10. Gjysma e dytë e muajit do të jetë më intriguese dhe pozitive. Çiftet që kanë vendosur të hedhin hapin e madh, do ta diskutojnë sërish këtë temë në vjeshtë. Përpiquni të kurseni paksa, pasi edhe partneri/ja do t’ju jetë mirënjohës/e. Nëse vendosni ta zgjasni një marrëdhënie vetëm se keni frikë nga ndryshimet apo për hir të fëmijëve, atëherë mos u ankoni se ndiheni të lodhur dhe se askush s’ju kupton. Lidhjet e reja s’janë bindëse, ngjasojnë më shumë me miqësi të mira. Sensualiteti në çift ka rënë ndjeshëm. Bëni mirë të reflektoni dhe jo të tundoheni diku tjetër. Dhjetë ditët e para të korrikut do të jenë të vështira për t’u përballuar dhe duhet të bëni shumë kujdes. Marsi në shenjën tuaj ju shtyn të ndiheni si në gjemba dhe shumë nervozë, sidomos në punoni me shumë kolegë përreth. Tregoni kujdes të dyfishtë në datat 23 dhe 31.
Peshqit
Uroj të keni pranuar një marrëveshje të mirë gjatë muajit qershor. Edhe korriku është i favorshëm, por mos e teproni. Ju kujtoj se muajt e tjetër të 2018 nuk do të jenë kaq fitimprurës dhe efikasë. Yjet ju këshillojnë dhe ju ndihmojnë, por jeni ju që vendosni gjithçka me vullnetin tuaj. Ata që kanë hapur aktivitete private apo kanë investuar, nuk duhet të tërhiqen tani. Propozimet që ju vijnë janë të mira dhe s’duhet thënë jo. Edhe ju vetë keni një instinkt gjenial. Ditët më të bukura do të jenë në datat 12,13, 20,30,31. Tani ndiheni më të sigurt për të ardhmen tuaj. Disa shpenzimet të paparashikuara për të plotësuar kërkesat e familjes gjatë javës 16-20. Ky është një muaj i rëndësishëm nëse doni t’u jepni fund çështjeve që kanë të bëjnë me trashëgimi të pandara. Do ta keni të lehtë të merrni një vendim për t’i dhënë fund një lodhjeje. Bëni kujdes se mos lidheni me persona që nuk janë të lirë. Venusi nuk ju favorizon shumë, ja pse këto muaj do të jenë të mbushur me debate, por jo kur të dy partnerët janë të gatshëm të bëjnë çmos për lidhjen që kanë. Ditët më të vështira për çiftet janë 16,17 dhe 23, sprova ju presin. Ju vetë duhet t’ia bëni me dije partnerit të metat e tij. Lidhjet dashurore të krijuara gjatë korrikut s’e kanë shumë të gjatë, por mos u dëshpëroni. Çiftet që duan të bëhen me fëmijë janë paksa vonë. Duhet të vendosni brenda muajit tetor. Yjet këtë muaj s’do t’ju lënë të merrni frymë apo të qetësoheni. Ankthi provokon probleme psikopatike që duhen vlerësuar me kujdes. Përmirësimi vjen pas datës 12, e cila është e favorshme edhe për nisur me terapitë e duhura. Provoni të bëni disa ushtrime meditimi, bëni gjëra që dashuroni, shkoni me pushime. Jeni të detyruar të bëni një zgjedhje të rëndësishme që ka të bëjë me të ardhmen, ja pse mendja duhet të jetë e kthjellët dhe fiziku në formë të plotë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu