“Kishte qejf femrat me gjoks të madh!”. Gazetari zbulon skemën si u qëllua “i forti” i Durrësit: I çuan ish-missin për karrem

0

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me skemat që përdorin bandat për të goditur “të fortët”.

Ai është shprehur se ata përdorin femrat. E tillë ka ndodhur me të fortin e Durrësit. Hoxha tha se kundërshtarët zgjodhën ta preknin në pikën e tij të dobët, “femrat me forma bombastike” dhe zgjodhën një ish-miss si karrem.

Hoxha tregoi:

Një personazh shumë i rëndësishëm në Durrës, që nuk i afroheshe dot se kishte shumë autoritet, e dinin që ai preferonte vajza që kishin pak gjoks të madh, kishin vithe të formuara dhe e dinin që e kishte dobësi. Ata ja gjetën një element me këto përmasa, një ish-miss dhe ja dërguan para lokalit të vet. Ai eci me instikt dhe prej asaj ngeli viktimë, pasi sapo doli nga blindi se donte të shoqëronte vajzën. Por dhe me ngjarjen në Tiranë po mundohet që të bëhet një lidhje e tillë, që tregon se sa të vështirë e ka Policia dhe Prokuroria për të zbardhur këto ngjarje.
Për emisionin Provokacja, Hoxha tha se krimi është shumë hapa para Policisë dhe Prokurorisë, ndaj është vështirësuar puna për të zbardhur ngjarjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu