4 pacientë kanë ndërruar jetë gjatë ditës së sotme tek spitali Infektiv. Kështu, numri total i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 101 pacientë.
Në 24 orët e fundit u konfirmuan po ashtu 85 raste të reja me Covid-19.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21-vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid-19.
Gjendja e saj u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, njofton MSH,e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.
Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49-vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm.
Një 21-vjeçare ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se e reja ndodhej e shtruar në Spitalin Infektiv. Lajmin e konfirmojnë për Abcnews.al mjekë nga Infektivi.
Si duket vajza ka qenë në gjendje të rëndë pasi ndodhej e intubuar. Ndërsa, abcnews.al mëson po ashtu se vajza ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Kur u paraqit tek Infektivi, e reja kishte qenë në gjendje akute.
Kështu, 21-vjeçarja bëhet e para e kësaj moshe që ndërron jetë nga Covid-19 në vendin tonë. Deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë është 97.
Ndërsa, numri total i të infektuarve në të gjithë vendin është 3,667.
Situata e rënduar vijon të mbetet tek Infektivi ku dita ditësh shtohen të shtruarit dhe personat në gjendje të rendë.