Kush është taksisti nga Elbasani që bëri tatuazh Marinën dhe Berishën dhe që tentoi të vetëdigjej para kryeministrisë?

0

Dikur bënte me furgon e taksi rrugën Elbasan-Tiranë. Më pas u kthye në taksistin VIP në kryeqytet.

Uljan Kolgjegja është taksisti 39-vjeçar që tentoi të vetëdigjej dje para kryeministrisë. Ai u lye me benzinë por në momentin e fundit u shpëtua nga policia dhe u shoqërua në komisariat.

Ai punon taksist dhe arsyeja pse i vuri flakën vetes ishte pasi policia i ka hequr patentën, gjë që ka ndikuar në gjendjen e tij psikologjike.

Uljan Kolgjegja nuk është një taksist i zakonshëm pasi është i njohur për publikun falë tatuazheve që ka në trup, Marina Vjollcën në krah dhe Sali Berishën në gjoks.

Ai ka edhe një foto me idhullin e tij, Sali Berishën dhe me tatuazhin. Po duket se Uljani u pendua me kohën dhe e mbuloi fytyrën e Berishës me një tatuazh tjetër, dragua.

Marina Vjollca u mrekullua nga fansi i saj dhe publikoi në mediat sociale një fotografi me të.

Kolgjegja e ka patur zakon që taksinë e tij ta modifikojë me personazhe të njohur e madje ka vendosur edhe flamurin amerikan në të dhe ka bërë “fushatë” për Donald Trump gjatë periudhës së zgjedhjeve edhe pse askush nuk mund ta votonte Trump nga Shqipëria.