Skaneri e nxjerr me koronavirus, 28-vjeçarja në Elbasan niset me urgjencë drejt Tiranës. Dy raste të reja nga Peqini

0

Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar mbrëmjen e së shtunës në Elbasan.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçare, e cila është paraqitur në urgjencë me vështirësi në frymëmarrje.

Pasi i është bërë skaneri, ajo është konstatuar se është prekur nga koronavirus.
28-vjeçarja ëdhtë transportuar me urgjencë nga Elbasani drejt Spitalit Covid 2 në kryeqytet për të marrë mjekimin e duhur.

Sot qarkut të Elbasanit ju shtua edhe bashkia e Peqinit si bashki e prekur nga Covid-19 me dy raste të konfirmuara pozitive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu