Një person nga Durrësi e ka pësuar pasi bleu një makinë nga dy djem, të cilët e kishin marrë me qira dhe nuk e kishin kthyer, por menduan të përfitonin me idenë se nuk do zbuloheshin. Njëri prej tyre u arrestua e tjetri u shpall në kërkim, ndërsa durrsaku që e bleu makinën u procedua penalisht nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Sh., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Q., 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marr me qira, mjetin tip “Volksëagen” dhe më pas ia kanë shitur në qytetin e Durrësit, shtetasit E. H.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. H., për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Lexo edhe:
Nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh. H., 20 vjeçe, pasi në Golem, u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u kap dhe u ndalua shtetasja A. P., 37 vjeçe, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin P. GJ., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.