Një fabrikë e përpunimit të peshkut në fshatin Labinot-Fushë ka rënë pre e grabitjes.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë disa persona të maskuar kanë grabitur kasafortën e këtij restoranti.
Ata kanë humbur të hapin një nga dy kasafortat, ndërsa në pamundësi për të hapur të dytën e kanë marrë me vete.
Dyshohet se sasia e parave që kanë marrë grabitësit e kalon vlerën e 10 milionë lekëve. Ata e kanë marrë me karrocë për shkak të peshës së rëndë,
Në këtë ngjarje janë përfshirë tre automjete, një prej të cilave ka bërë transportin e kasafortës. Pasi kanë kryer grabitjen autorët janë larguar me një automjet tip Benz.
Burime bëjnë me dije se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e kompanisë, ku duket autorët të cilët kërcënojnë me armë rojen.
Ditën e djeshme janë shoqëruar disa persona të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe më pas janë lënë të lirë.
Ndërkohë nga Policia e Shtetit nuk ka ende asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje.