Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Velipojë, ku një 17-vjeçare u mbyt teksa po bënte xhiro me motor uji, me 25-vjeçari I.D. Sipas mjekësia ligjore në trupin e pajetë të Enisa Doda ka shenja dhune.
Pak më parë u mësua nga autopsia se në trupin e saj kishte të nxira por që mund të ishin shkaktuar nga përplasja në ujë. Nuk dihet tashmë nga se janë shkaktuar shënjat e dhunës në trupin e Enisa Dodës, që në fillim u pretendua se u mbyt, teksa a ka qenë dhuna shkaku u vërtetë i vdekjes së saj.
Ndërkohë është arrestuar edhe 25- vjeçari Indrit Bajraktari, me të cilin vajza ka qenë në motorin e ujit.