U gjet i pajetë brenda anijes në ujërat greke, zbulohet identiteti i marinarit shqiptar. Ja ç’thotë ekspertiza mjeko-ligjore

0

 

Ditën e sotme u raportua se një marinar shqiptar kishte ndërruar jetë në ujërat greke, brenda anijes së mallrave me flamur shqiptar.

Mediat vendase raportojnë se viktima është Ndue Nikolli, i cili ka ndërruar jetë pasi ka pësuar infarkt. Ekspertiza mjeko-ligjore ka bërë me dije se shkak për vdekjen e 63 vjeçarit është bërë sulmi në zemër.

Nikolli kishte pesë ditë në anije dhe vetëm sot është gjetur i pajetë nga agjenti i anijes me flamur shqiptar “BERGFJORD”. Shqiptari kishte rënë në tokë pa ndjenja në dhomën e motorëve të mjetit lundrues.

Më pas agjenti i anijes ka infomuar Autoritetin Qendror Portual të Amaliapolis. Nikolli është transportuar më pas në spital me anë të një ambulance.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu