Para pak ditësh një zjarr i fuqishëm përfshiu Peqinin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. U dëmtuan dhe u dogjën rreth 4000 rrënjë ulliri, ndërsa në disa zona zjarri u kthye në rrezik serioz edhe për banorët.
Zyrtarët dhe autoritetet lokale dyshojnë se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Për këtë duket se po punohet për të gjetur përgjegjësit, dhe Bashkia Peqin ka nxjerrë edhe një njoftim, ku pasi rendit dëmet që ka shkaktuar zjarri, kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë për gjetjen e autorit/autorëve.
Bashkia thekson faktin se zjarrvënia me qëllim është akt kriminal dhe meriton ndëshkimin e plotë dhe vënien para drejtësisë. Madje është vendosur edhe një shpërblim prej 1.000.000 lekësh për secilin që bashkëpunon me organet e administratës për të gjetur autorët, ndërsa theksohet se do të ruhet anonimati.