Një recepsionist, i identifikuar si K.A., 50 vjeç është gjetur pa shenja jete në fshatin turistik të Llogarasë. Policia ka dhënë detajet e para duke sqaruar se dyshohet të jetë vetëvarur me litar në një kompleks ku punonte.
Nga këqyrja paraprake, trupi i personit të pajetë nuk ka pasur shenja dhune, ndërkohë që vijon puna për të mësuar detajet dhe rrethanat që çuan 50-vjecarin drejt këtij akti tragjik.
Informacion paraprak: Mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litarë në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.
Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.