Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe ndërron jetë, plagoset rëndë edhe pasagjeri 48 vjeç

0

Edhe pse janë dërguar në spital njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një 43-vjeçar fatkeqësisht ka ndërruar jetë mbrëmjen e së shtunës, ndërsa një tjetër person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti.

43-vjeçari A. K ishte në makinë me D.K 48 vjeç, pasagjer, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga fshatin Malinë, Mokër e Sipërme në Pogradec. Për pasojë të dy personat u transportuan në spitalin e Pogradecit ku fatkeqësisht 43-vjeçari, shofer i automjetit, ndërroi jetë, ndërsa i njohuri i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu