Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Një makinë ka përplasur një këmbësore, duke e lënë të plagosur.
E moshuara është transportuar në spitalin kirurgjik të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk bëhet me dije identiteti i të plagosurës dhe shoferit që shkakroi aksidentin. Ndërkohë që po hetohet në lidhje me ngjarjen.
Kujtojmë se vetëm pak orë më parë një tjetër aksident ndodhi në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë mbeten të plagosur tre persona.