Rrëfehet shoku i Shkëlzenit prezent në ngjarje. Ja si e vrau motrën në Malin me Gropa

0

Eglantina Buci u “hoq qafe” nga vëllai dhe babai i saj në vitin 2012. Por kjo ngjarje për shumë vite mbeti pezull, pasi ajo ishte shpallur e zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë informacion.

Policia e shtetit ka hapur dosjen e 23-vjeçares, në të cilën zbulohen detaje. Ngjarja u zbulua nga rrëfimi i një të penduari të drejtësisë, shok me vëllanë e Eglantinës, i cili pretendon se ka qenë edhe dëshmitar në eleminimin e saj nga i vëllai, Shkëlzeni. I penduari i drejtësisë ka zbuluar detajet që në 2017-ën për drejtësinë shqiptare, por tani që hetimet janë mbyllur dhe dosja është çuar në gjykatë, historia u bë publike. Përpara hetuesve ai ka treguar detajet e ngjarjes, si është njohur me Shkëlzenin, babain e tij Faikun por edhe me Eglantinën si dhe konfliktin që kishte kjo familje.

Ai rrëfen:

Unë jam mik me Shkëlzen Bucin, për shkak të miqësisë me të jam njohur me babain dhe motrën e tij. Shkëlzeni më ka treguar se motra ishte larguar nga banesa me fqinjin e tyre, pa miratimin e familjes dhe kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga familja. Ata më kërkuan të kisha lidhje intime me Eglantinën pasi nuk po e gjenin dot. Në një moment e takova dhe në këtë moment Shkëlzeni u afrua me të motrën për pajtim siç më tha.Ndodhi një takim në afërsi të Kafes së Rremës, u takua me babain, vëllain, xhaxhain. Bashkë me të ishte dhe i dashuri. Është pirë një kafe pajtimi. Faik Buci i kërko i të fejoheshin zyrtarisht dhe të kishin marrëdhënie familjare. Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë Golf 2, ia kisha dhënë unë në përdorim. Një ditë më merr në makinë mua dhe motrën e tij. Shkëlzeni i tha po të dërgoj të pimë një kafe. Kur devijuam për nga Mali me Gropa ajo e kuptoi dhe filloi të qante i tha do martohem me këdo person që doni ju vetëm mos më bëj asgjë të keqe. Ai nuk foli. Kur arritëm tek vendi e nxori me forcë nga makina, ajo qante. Ai e qëlloi në fytyrë, pastaj edhe disa të tjera. Unë shtanga e kam mbajt brenda vetes këtë barrë se ajo bërtiti dhe kërkonte ndihmë. Pasi eleminoi motrën telefonoi të atin dhe i tha: Puna u krye! Kur e mori vesh që isha unë me të në makinë. Faiku kërkoi të më takonte. Më kërcënoi, më tha që do të hakmerren me mua nëse flas. Tani unë jam në burg dhe nuk mund ta mbaja këtë peshë.

Sot pritet të jepet masa e sigurisë për babë e bir që akuzohen për organizimin e ngjarjes. Ndërsa ata të dy refuzojnë të kenë lidhje me historinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu