Një sherr ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh në një nga lokalet në qendër të Beratit. Raportohet që ngjarja të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa të rinjtë po konsumonin pije alkoolike.
Sherri ka nisur pasi të rinjtë kanë hedhur fjalë ndaj njëri-tjetrit dhe më pas ka degjeneruar në përleshje fizike në pedonalen e qytetit. Një 19-vjeçar është tërhequr zvarrë nga një nga djemtë i cili e ka kapur nga varësja që mbante në qafë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje, por të rinjtë kishin ikur ndërkohë. Nga dëshmitë e mëtejshme mësohet se shkak për nisjen e sherrit ka qenë një femër e cila ishte ngacmuar nga njëri prej djemve.joq.al