Nuk ndalet çmenduria…Arrestohet 66-vjeçari, ngacmoi për muaj me radhë një 16-vjeçar (Emri)

0

Një 66-vjeçar është vënë në pranga të policisë në Berat, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçar.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Romeo Oço, i cili ka abuzuar se.ksualisht për disa muaj me radhë më një 16-vjeçar.

“Më mori dhe më kërcënoi prapa banesës së tij. Për të shpëtuar e qëllova me një gur në shpatull. Kisha frikë të tregoja ngacmohesha prej muajsh.”- ka thënë i mituri.

Mësohet se i moshuari ka deklaruar se lidhja ka qenë me dëshirën dhe pëlqimin e të dyve.

Njoftimi i policisë: Nga Specialistët e seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.O, 66 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 16 vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu