Pesë automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.
Përplasja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Kërrabës.
Dyshohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona.
Mësohet se një vajzë e cila ishte pasagjerë në një prej automjeteve të përplasura ka mbetur brenda në automjet dhe pritet ndërhyja e forca zjarrfikëse për ta nxjerrë atë.