Ministri I Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar nga Elbasani se nuk do të largohet nga detyra pavarësisht ngjarjeve të fundit kriminale që kanë tronditur vendin.
I pyetur nëse ka dështuar policia e shtetit në sigurimin e rendit dhe qetësisë në vend, ai ka deklaruar se policia, jo vetëm që nuk ka dështuar por është duke kryer me profesionalizëm detyrën.Sigurisht ngjarje kriminale do të ketë-tha ai. Ministri ka mohuar që të ketë dhënë deklarata me këtë kuptim.
I pyetur nëse do të largohet nga detyra ai është shprehur se nuk do të dorëhiqet. Unë do eci përpara sepse kam një mision kam një përgjegjësi zyrtare, deklaroi Lleshaj
Në kah të ministrit ka dalë Kryetari I Grupit Parlamentar Taulant Balla I cili u shpreh se historia e lajmeve se dikush hedh një gurë në lumë dhe gjithë tjerët duhet ta ndjekin duhet të marrë fund.
Ministri Lleshaj prej ditës së parë ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer, tha Balla. Është një besim i rëndësishëm që i ka dhënë PS dhe grupi parlamentar. Balla nënvizoi se në gjithë Shqipërinë, por veçanërisht në Elbasan është bërë punë e prekshme në goditjen e fortë të elementëve kriminalë. Rezultatet kanë qenë të shkëlqyera, tha ai.
Balla ka komentuar edhe ngjarjen e mbrëmshme në Tiranë. Sulme kriminale si ai në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e shtetit do ti zbulojë dhe do ti vërë para përgjegjësisë, tha Balla.
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe Ministri Sandër Lleshaj ishin në Elbasan në ceremoninë e prezantimit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan që u zhvillua në sheshin Gensher në qendër të këtij qyteti.