Arrestohet Arbër Kotaj, autori i ngjarjes së rëndë ndodhur ditën e djeshme në Durrës ku mbeti i vdekur 33- vjeçari Idajet Dulla.
Arrestohet Arbër Kotaj, autori i ngjarjes së rëndë ndodhur ditën e djeshme në Durrës ku mbeti i vdekur 33- vjeçari Idajet Dulla. Sipas policisë sherri mes dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.
Viktima Idajet Dulla ishte shofer i një fugoni dhe është konfliktuar me Arbër Kotaj për zënien e rrugës nga automjeti i tij. Pas zënkës, Arbër Kotaj ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur duke e lënë të vdekur. Idajet Dulla ishte i martuar dhe fatkeqësisht ka lënë jetimë dy fëmijë të vegjël. Astrit Kotaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”