Tërmet i fuqishëm në Turqi, njerëzit publikojnë videot e ‘tmerrit’

0

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ka tronditur Turqinë mbrëmjen e sotme. EMSC njofton se epiqendra e tërmetit ka qenë 23 km në veri-lindje të qytetit Emirgazi, ndërsa është ndjerë edhe në zona të tjera.

Thellësia e lëkundjeve ka qenë 5 km. Banorët e frikësuar kanë publikuar në rrjete sociale pamjet e tërmetit të fortë, ndërsa kanë braktisur banesat e tyre për ti shpëtuar lëkundjeve të tjera.

Mediat turke nuk raportojnë për dëme materiale apo në njerëz, ndërsa para disa muajsh, Turqia u godit nga një tërmet i fortë ku nuk munguan viktimat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu