Gjendet pa shenja jeta në hollin e një spitali privat ndihmës anestezisti

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në një spital privat në Tiranë.

Një ndihmës anestezisti është gjetur pa shenja jete në hollin e spitalit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:35, ku mësohet se viktima është identifikuar se M.A., 46-vjeç.

“Më datë 21.09.2020, rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu