Dy të rinjtë e plagosur Adenour Konaxhiu 21 vjeç dhe Ledio Saraçi 22 vjeç ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ata mbetën të lënduar nga Lefter Zhidru, i cili hapi zjarri me kallashnikov në momentin që policia shkoi drejt banesës së tij.
Ata tregojnë se ishin duke shkuar në shtëpi në momentin ku u plagosën. “As vetë nuk e dimë nga na erdhi. Po ktheheshim në shtëpi për të ngrënë bukë. Ishim duke ecur kur pamë që po na dilte gjak nga këmbët. Në atë moment u futën në një banesë, pasi nuk po dinim cfarë po bëhej” tha ai.
Mjeku Behar Gjevori u shpreh se dy të rinjtë, që kanë plagë në këmbë janë jashtë rrezikut për jetën. “Nuk kanë probleme për jetën” tha ai. Njëri prej dy të rinjve është student. E ndërsa fatmirësisht të rinjtë shpëtuan, vijon operacionin për arrestimin e autorit, i cili i armatosur nuk pranon që të dorëzohet.
Burimi: Abc News