130 kg C4 për të shembur  pallatin në Durrës / Dëmtohet një ushtar.

0

3000 furnela, tre mjete transporti, një agregat dhe  39 specialistë të batalionit të xhenios, kanë bërë të mundur shembjen e pallatit në Durrës.

Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetese në bashkëpunim me IKMT-së bënë të mundur shkatërrimin e pallatit 12 katësh ne lagjen nr 17 të bashkisë Durrës,të dëmtuar gjatë lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Puna për shembjen e këtij pallati ka filluar që në muaji korrik duke u cilësuar edhe si ndër operacionet më të vështira, pasi është realizuar një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios.

Një ushtar është plagosur nga shpërthimi i fuqishëm i pallatit 12 katësh në Durrës.Ai është dërguar në Urgjencën e Durrësit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu