Të shtëna me armë pas mesnatës, plagoset një i ri

0

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjuricaj në Ishëm të Durrësit, teksa është qëlluar me armë zjarri. Policia thotë se ka mundur që të identifikohë dhe të shpallë në kërkim autorin, i cili është një 40-vjeçar nga Mirdita me inicialet G.S.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu