Transportonte në mënyrë të paligjshme 15 refugjatë/ Arrestohet i riu

0

Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia në Korça teksa po transportonte 15 emigrantë për t’i ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

“Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. “Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Maliq në vijim të operacionit policor “Perimetri”, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Prezë, Tiranë, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit M. S., 21 vjeç dhe L. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë“, thotë policia.

Ai është kapur nga policia në aksin Zëmblak-Zvezdë, teksa po transportonte me mjetin triçikël tip “Kama” 15 refugjatë, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 39-vjeçarit M. Sh.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim“, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu