Pas 5 vitesh në qytetin e Fierit është gjetur autori i krimit që vrau 82-vjeçarin Nevruz Likometa, biznesmeni i njohur pasi zotëronte linjën e autobusave.
Në pranga është vënë Skënder Krasniqi. Krasniqi ka qenë i dyshuar për krimin që në vitin 2015 pasi shprehu se viktima i ngacmonte seksualisht të ëmën, por ai është liruar për mungesë provash.
Krasniqi, përveçse e ka vrarë Likometën, e ka hedhur trupin e tij më pas në koshin e plehrave.
Kufoma e Novruz Likometajt u gjet në një kazan mbeturinash 300 metra larg shtëpisë, i mbështjellë me çarçaf.
Pas ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se trupi i viktimës ishte goditur me thikë shumë herë dhe goditja vdekjeprurëse ishte bërë në fyt.