Tragjike në Greqi, punëtori shqiptar humb jetën pas rrëzimit nga pema

0

Një punëtor 50-vjeçar nga Shqipëria vdiq tragjikisht pasditen e së enjtes në Pefka, në Selanik. Sipas informacionit nga Thestival, punëtori po shkurtonte një pemë në oborrin e një shtëpie në rrugën Propylaion.

Nën rrethana të paqarta ai ra poshtë shkallëve, duke marrë dëmtime të rëndë. Një ambulancë shkoi në vendin e ngjarjes, por për fat të keq shqiptari kishte ndërruar jetë.

50-vjeçari ishte baba i katër fëmijëve dhe punonte për të zbukuruar kopshtet e disa shtëpive në zonën e Pefka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu