Këtë të mërkurë futët në fuqi ora policore e vendosur dy ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve në vend për të parandaluar përhapjen e Covid 19.
Duke filluar nga ira 22:00 e mbrëmjes së sotme e deri në orën 6 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune. Dhe për të gjithë ata që thyejnë këtë urdhër, do të gjobitet.
Bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja.
Duket se gjoba do të jetë më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, por edhe ora policore ka përjashtime për sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat.
Gjithashtu në kuadër të masave kufizuese në këtë fashë orare do të jenë të mbyllura dhe do të punojnë me ‘delivery’.
Ndërsa për të gjithë sektorët që do të jenë në punë në këtë orar ku ndalohet qarkullimi do të duhet të merrin autorizim në E-Albania.
Por cilat janë ndëshkimet? Së pari, çdo qytetar që shkel orarin policor pa një arsye të domosdoshme dhe pa një autorizim nga e-albania, gjobitet me 10 mijë lekë të reja. Së dyti, kush lëviz me makinë, pa një autorizim të posaçëm nga e-albania, i hiqet leja e drejtimit. Së treti, të gjithë ato biznese që nuk i binden urdhërit dhe qëndrojnë hapur pas orës 22:00, gjobiten nga 500 mijë lekë deri në 1 milionë lekë të reja. Kush e përsërit shkeljen, i hiqet mundësia për të ushtruar aktivitetin për gjashtë muaj.
Vlen të theksohet, gjithashtu se çdo i infektuar me Covid-19 që nuk zbaton karantinimin dhe e bën me dashje rrezikon 2-5 vite burg. Kur ka pasoja të rënda në njerëz, personi në fjalë rrezikon 3 deri në 8 vite burg.