Plas sherri, të rinjtë kapen keq me policin, përfshihen edhe disa efektivë

0

Raportohet se një sherr i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë mes disa të rinjve dhe një efektivi të policisë.

BW ka publikuar videon e cila tregon momentin e konfrontimit, ku disa të rinj përleshen fizikisht me një efektiv policie.

Mësohet se polici ka shkuar t’i kontrollojë çantën njërit nga të rinjtë, por ai ka refuzuar dhe kaq ka mjaftuar që të nisë sherri me tyre.

Gjithashtu i riu është ndihmuar edhe nga shokët e tij, të cilët janë bërë pjesë e sherrit.

Sherri është shoqëruar dhe nga sharje dhe ofendime me fjalë banale, ndërsa më pas ndërhyjnë edhe disa efektivë të tjerë dhe arrestojnë njërin prej të rinjve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu