Një juri në Gjykatën e Volos ka dënuar me 17 vite burg një 34 vjeçar me origjinë shqiptar, i akuzuar për një grabitje të armatosur në vitin 2010.
Gjykata unanimisht e dënoi atë me një total prej 17.5 vjet burg, duke e shpallur fajtor për vrasje të mbetur në tentativë dhe komplot për të kryer grabitje. Shqiptari u arrestua pas një urdhri arresti ndërkombëtar në Gjermani në janar 2020, dmth 10 vjet pas incidentit në Giannouli.
Me vendimin e formës së prerë, duke mos iu dhenë mundësia për të shkuar në Apel, shqiptari u dërgua në burgun e Larisës.
Në grabitjen e armatosur në një degë banke më 1 nëntor 2010, shqiptari, atëherë 24 vjeç, bashkë me një tjetër shqiptar, kryen grabitjen e një dege banke atje, duke i shpëtuar më pas arrestimit.
Bashkëpunëtori i tij i kërkuar, duke kërcënuar punonjësit dhe klientët me armën e tij, rrëmbeu nga arka 67,900 euro, ndërsa 24-vjeçari, i cili mbante një kallashnikov, qëndroi në hyrje. Duke u larguar, ata ndaluan një makinë në të cilën po hipnin një çift dhe, pasi i nxorën jashtë me forcë, u zhdukën me automjetin e vjedhur.
Po atë ditë, ata u vunë re nga katër oficerë policie, të cilët i ndoqën me dy makinat e tyre të patrullës, por dy grabitësit, në përpjekje për të shpëtuar, filluan të qëllonin në ajër.
Policia arriti të identifikohen 34-vjeçarin nga shenjat e gishtave të gjetura në makinën e vjedhur, i cili ishte braktisur në një zonë pyjore në Kisavos dhe kundër tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Prokurori kërkoi që vendimi të mos kishte efekt pezullues, kërkesë e pranuar nga gjykata.
Më parë, avokati mbrojtës i 34-vjeçarit tha se kanë kaluar 10 vite dhe se shqiptari nuk ka kryer asnjë gabim gjatë kësaj periudhe, duke shtuar se ai është baba i dy fëmijëve të vegjël.
“Ky njeri mund të shpallet i pafajshëm në Gjykatën e Apelit. Ai do të jetë burgosur, por gjithashtu do të jetë privuar nga familja e tij,” tha ai.