Dy shqiptarët në Angli dënohen me 18 vite burg

0

Dy shqiptarë janë dënuar në total me 18 vite burg për veprat penale të trafikimit të drogës dhe armëve. Shtetasit shqiptarë Arben Kola, 30 vjeç dhe Elton Osmenaj, 32 vjeç, do e kryejnë dënimin në Angli. Ata u arrestuan në 07 maj 2020 kur oficerët e policisë bastisën banesën e tyre të përbashkët në Hornsey High Street, duke zbuluar afërsisht 30,000 £ para, tre kg kokainë, një pistoletë të kalibrit 32 dhe 24 fishekë.

Hetuesit gjithashtu gjetën një fletore të përdorur si liste për tregtinë e drogës.

Burimi: NCA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu