Vritet me thikë shqiptari në Itali, kalimtarët gjejnë trupin e pajetë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotmë, ku një person me origjinë shqiptare është vrarë në qytetin e Ternit në Itali. Viktima që u identifikua nga karabinierët ishte një 59-vjeçar shqiptar, i cili jetonte në qytetin e Umbrias. 59-vjeçari u gjet nga disa banorë të zonës të cilët panë trupin e pajetë të shtrirë në tokë dhe një thikë pranë tij. Këta të fundit njoftuan menjëherë autoritetet policore të zonës për të bërë ekspertizen e ngjarjes. Ndërkohë, sipas policisë shqiptari është goditur me thikë në mes të barkut dhe gjoksit, gjë që i kishte shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Nga ana tjetër autoritetet policore nisur nga ekspertiza e ngjarjes, kanë hedhur poshtë mundësinë e vrasjes së qëllimshme dhe anojnë më shumë te vetëvrasja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu