Manastirliu: “368,000 vaksina kundër gripit do të jenë falas”

0

Në ditën e sotme ministja e Arsimit, Evis Kushi, dhe e Shëndetësisë, Olgerta Manastirliu, kanë vizituar shkollën “1 Qershori”, Tiranë.
Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka nisur vaksinimi i mësuesve ka nisur dhe do të se 368,000 vaksina kundër gripit do të jenë falas.
“Vaksinimi do të vijojë në çdo qendër shëndetësore, si pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimër për mbrojtjen e grupeve të rrezikuara duke filluar nga personeli mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe edukatoret e arsimtarët në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu.
Ndërkohë ministrja Kushi deklaroi se janë futur 1000 mësues shtesë në sistem për të përballuar situatën e pandemisë me staf të personelit arsimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu