Aksident në aksin Elbasan-Tiranë. Tre makina përplasen mes tyre

0

Tre makina janë përfshirë në një aksident në afërsi të Mulletit, në aksin Tiranë- Elbasan.

Aksidenti është regjistruar vetëm pak momente më parë dhe ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që po bëjnë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Gjithashtu burime bëjnë me dije se një tjetër aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Levan-Vlorë, ku janë lënduar drejtuesit e mjeteve.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu