Qeveria greke ka ashpërsuar masat në pikën kufitare të Kakavijës për personat që duan të kalojnë drejt territorit të vendit fqinj.
Njoftimi është bërë publik në media greke, ndërsa thuhet se kjo masë merret për të mbrojtur shëndetin publik në Greqi.
Duke nisur nga dita e hënë personat që dalin pozitivë në testet e shpejta nuk do të lejohen të kalojnë drejt shtetit grek.
Deri më tani personat që dilnin pozitivë në kontrollet e palës greke në Kakavijë karantinoheshin 14 ditë, por tashmë nuk do të lejohen.
Ndërkohë personat që tentojnë të kalojnë ilegalisht në Greqi do të gjobiten.