Breshëri kallashnikovi n janë dëgjuar pak më parë në Elbasan. Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Mengël.
Ngjarja sapo ka ndodhur dhe për momentin nuk ka të dhëna se cili ka qenë objektivi i të shtënave.
Policia po shkon në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e të shtënave.
Ende nuk ka raportime për të plagosur apo të dëmtuar.
Lajm në përditësim…