I riu del nga komisariati me barrelë, nënës i bie të fikët

0

Ditën e djeshme u zhvilluan protesta masive për vrasjen e Klodian Rashës. Revolta e qytetarëve kundër ekzekutimit të riut 25-vjeçar, është shfaqur edhe në qytetin e Durrësit.

Nga tubimet e zhvilluara atje, u arrestuan shumë persona. Këta të fundit janë mbajtur për një kohë të gjatë brenda komisariatit. Pamjet e publikuara nga televizioni FaxNews, tregojnë se një nga të rinjtë e shoqëruar në komisariatin e Durrësit, ka dalë nga aty me barrelë dhe është transportuar me ambulancë.

Ndërkohë pas këtij momenti, nënës së të lënduarit i ka rënë të fikët, pasi ka vërejtur djalin e saj në atë gjendje. Deri më tani nuk dihet arsyeja se përse i riu doli në atë gjendje të keqe nga komisariati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu