Gattuso-Napoli, marrëveshja ende pezull

0

Nënshkrimi mbi kontratën e re duhet të kishte mbërritur në fund të këtij viti, por është e destinuar të shtyhet. Për kur? Aktualisht nuk ka indikacione, edhe pse sipas Aurelio De
Laurentiis, pozicioni i Rino Gattuso nuk është në diskutim. Prandaj, problemet nuk kanë të bëjnë me aspektin teknik. Është e vërtetë, Napoli nuk bind fort, në 7 ndeshjet e zhvilluara këtë muaj ka shtuar vetëm 2 fitore, përkundrejt po aq humbjeve dhe 3 barazimeve. Sidoqoftë, klubi ka besim të plotë në punën e trajnerit.

Çështja ka të bëjë me disa detaje lidhur me të drejtat e imazhit dhe shpërblimet që do të duhet të përfshihen në kontratën e re, të cilat nuk do të jenë dytësore, duke marrë parasysh që avokatët e trajnerit e kanë kthyer draftin e përgatitur nga avokatët e presidentit. Në thelb, marrëveshja nuk duhet të vihet në pikëpyetje, as qëndrimi i Gattusos. Ndjenja vazhdon mes trajnerit dhe De Laurentiis, edhe nëse rezultatet e marra deri më tani nuk kanë qenë ato që shpresohej.

Klubi është në harmoni të plotë me trajnerin e tij dhe, për këtë arsye, do të jetë e nevojshme vetëm të zgjidhen çështjet e lartpërmendura, të cilave iu shtohet ajo që ka të bëjë me stafin teknik. Para çdo gjëje tjetër, Gattuso dëshiron që kontrata të rinovohet për bashkëpunëtorët e tij, pas së cilës ai do të nënshkruajë marrëveshjen e re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu