Një këmbësor mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në afërsi të sheshit “Shqiponja”, ku mjeti me drejtues shtetasin I.M., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.H., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.