Elbasan/ Aksident para markatës, përplasen dy automjete

0

 

Nga Franko Hakilja

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në qytetin e Elbasanit. Rasti u regjistrua në rrugën e Cërrikut pranë tregut kryesor të Namazjasë.

Dy automjete janë përplasur mes tyre. Lëndime në njerëz nuk ka pasur. Por siç shihet nga pamjet mjetet kanë pësuar dëmtime.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka kryer veprimet proceduriale.

Moti me lagështi dhe humbja e kontrollit të automjeteve dyshohet si shkak i këtij aksidenti. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu