Siç ishte paralajmëruar edhe ditën e djeshme Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Mitsotakis kanë bërë vaksinën ndaj COVID-19 në Athinë.
Vlen për t’u përmendur se presidentja dhe kryeministri e kanë bërë në spitale të ndryshme, me 30 minuta diferencë nga njëri tjetri. Ky i fundit i uroi infermierëve një fillim të mbarë të procesit të vaksinimit kurse tha se nuk përjetoi dhimbje gjatë vaksinimit.
Greqia si gjithë vendet e tjera të BE sot ka filluar zyrtarisht vaksinimin ndaj COVID-19, dhe Presidentja me Kryeministrin ishin ndër të parët që e bënë.