Një aksident tragjik është shënuar së fundmi në Itali, ku një i ri shqiptar dhe miku i tij italian kanë gjetur vdekjen. Ata po udhëtonin me një automjet tip Peugeot, por kanë dalë nga rruga e për pasojë janë përplasur me murin rrethues të varrezave.
Viktimat janë identifikuar si Dante Cappai dhe Enrik Vuka, 23 dhe 25 vjeç. Deri më tani dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka ardhur për shkak të motit të keq. Pasagjeri Dante Cappai vdiq menjëherë, ndërsa shqiptari ndërroi jetë në spital.