Mes ndeshjeve të shumta dhe përgatitjeve për ato të ardhshmet, Conor McGregor mori pak kohë për të ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një nga blerjet e tij të fundit. Në një postim në Instagram, McGregor tregoi orën e tij Astronomia Tourbillon Baguette të cilën ai e bleu për $ 1 Milion dollarë. Besohet se McGregor e bleu orën e mahnitshme gjatë kohës që ishte në Dubai. Astronomia Tourbillon Baguette është mishërimi i përparimit horologjik të shekullit 21. Ora përmban një total të madh prej 342 diamante të vendosura në mënyrë të padukshme, të prerë në stil “baguette” që zbukurojnë sfondin e xhamit të përparmë, ndërsa 80 diamante të vendosura në mënyrë të padukshme, në pjesën mbrapa.
Burimi:hypebeast, joq.al