Miratohet vendimi pas protestave së studentëve/Në cilin fakultet studentët do të kryejnë online provimet?

0

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është i pari që ka vendosur zyrtarisht të mbajë provimet e sezonit online, pavarësisht se studentët kanë kërkuar të kundërtën.

Pas një takimi disa ditë më parë me drejtuesen e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, studentët deklaruan se kanë kërkuar rikthimin në auditore, të paktën për provime dhe praktika mësimore.

“Takimi shkoi mirë, i thamë që kërkojmë mësimin nëpër auditore, për seminare për praktika dhe laboratore. Kërkesat janë dorëzuar që ditën e hënë, dhe siç na është thënë dhe që në fillim brenda 10 ditësh presim një përgjigje. Sot është dita e katërt, kështu që brenda javës tjetër do të kemi një përgjigje zyrtare. Profesoreshë Mira Rakacolli iu drejtohet studentëve që nëse auditoret do të rihapen, duhet të kemi një bashkëpunim që studentët të mos jenë burim infeksioni” u shprehën studentët disa ditë më parë.

Pavarësisht shqetësimit të studentëve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që provimet të bëhen online.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu