Aksidentohet në vendin e punës,minatori ndodhet në spital prej 3 ditësh

0

Në Bulqizë, 51 vjeçari B.Curri është aksidentuar në minerën e Bulqizës gjatë orarit të punës dhe prej 3 ditësh ndodhet në spital.

Burimet bëjnë me dije se 51-vjeçari ka qenë duke punuar në thellësi të minierës dhe se dyshohet se atij i ka rënë një masiv gurësh sipër. Mjekët thonë se minatori kishte pësuar fraktura si në këmbë edhe në pjesë të tjera të trupit, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Minatori Curri, është dërguar drejt spitalit rajonal të Dibrës, që të marrë një mjëkim më të specializuar.

Kjo nuk është hera e parë që minatorët aksidentohen dhe nuk bëhen me dije dhe mbahen të fshehura, as kur janë thjesht me plagosje të lëhta as kur ka humbje jetësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu