Grabiti tre ditë më parë, policia arreston autorin. I zbulohen edhe vjedhje të tjera .

0

Policia arreston 19 vjeçarin , banues në Berat i shpallur në kërkim, për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin me iniciale R.L. (i ndaluar nga Policia tri ditë më parë), ka vjedhur disa zgara hekuri, në lagjen Uznovë.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, shtetasi E.L rezulton të jetë autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

• Në datën 03.01.2021, në fshatin Moravë, dyshohet se ka vjedhur 1 televizor dhe 1 laptop në servisin e shtetasit iniciale
L.B

• Në datën 22.01.2021, në fshatin Orizaj dyshohet se ka vjedhur 1 televizor, 1 hard disk dhe 1 sharrë dore në dyqanin e shtetasit F.Rr

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F.R ; 25 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu