Të rinjtë e dembelosur , Shqipëria kërkon adresim urgjent

0

Shqipëria i ka përmirësuar treguesit e punësimit si raport me veten ashtu edhe me Rajonin në këto tre dekada të tranzicionit, por vendi duhet të adresojë urgjentisht fenomenin e inaktivitetit tek të rinjtë ndaj i bën thirrje Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

Që nga rënia e “perdes së hekurt”, si një nga vendet më të varfra në Europë, Shqipëria në dekadën e dytë të tranzicionit u klasifikua si një vend me të ardhura të mesme. Punësimi i Shqipërisë ka vazhduar të rritet. Vendi ka shkallën më të lartë të punësimit midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor (67% në 2019).

Por shkalla e papunësisë te të rinjtë është akoma e lartë (28% në 2019) dhe shkalla e lartë e të rinjve jo në arsim, punësim apo trajnim (26.6%) është një shqetësim i madh. ILO kërkon nga autoritetet që të trajtojnë më vëmendje këtë fenomen, pasi produktiviteti i të rinjve në moshë punë vë bazat për zhvillimin e vendit për të ardhmen në të gjitha aspektet.

Institucioni ndërkombëtar që mbikëqyr çështjet e punësimit vë në dukje se programet e tregut të punës në Shqipëri janë prezantuar vazhdimisht, por ato mbulojnë vetëm një përqindje të kufizuar të te papunëve

Sipas të dhënave të brendshme, në vitin 2019, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 26,6 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup, 36,5 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (12,7 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (18,1 %) ose për arsye të tjera (32,7 %).

Për të nxitur punësimin tek të rinjtë ILO rekomandon një koordinim më efikas ndërmjet bizneseve të qëndrueshme që janë ofrues të punësimit, zyrave të punës dhe institucioneve të arsimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu